Cili klub i Arabisë Saudite e do Maks Alegrin?!

Nuk jepet emri, por gjithsesi mund të jetë Al Nasri i Kristiano Ronaldos, apo Al Hilali, që dështoi në misionin për të marrë Lionel Mesin, edhe pse ofroi qindra milionë euro. Gjithsesi, mediat italiane shkruajnë se një klub i Ligës Profesioniste të Arabisë Saudite këkon trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri. Pritet, një mbledhje e brendshme në klubin italian për të vendosur se çfarë do të bëjnë. Maks Alegri u mendua se mund të largohej këtë sezon, por pastaj tek Juvja ndërruan mendje. Gjithsesi, duket se kjo situatë mund të ndryshojë përsëri dhe Alegri të ikë.

Sfidanti.al