Klubi i Bundesligës padyshim që kërkon të fitojë një shumë të madhe pasi vlera e futbollistit është rritur ndjeshëm. Randal Kolo Muani besohet se ka karton që shkon në 100 milionë euro, të paktën sipas vlerësimit të Ajntrahtit të Frankfurtit, ndërsa konkurrenca për të do të jetë e madhe. Bajerni ka qenë gjithmonë një nga klubet e interesuar, por po ashtu edhe Mançester Junajtidi. Ndërkaq, njoftimet janë që vetë Muani i është ofruar Realit të Madridit. Kjo e komplikon edhe më shumë situatën.
Sfidanti.al