Medvedev, i lumtur për eliminimin nga Parisi sepse nuk donte të bënte … rrobat pis!

Numri 2 i botës u eliminua që në fillim, dhe ishte një tronditje e madhe. Danil Medvedev u mund në “Rolan Garos” nga braziliani Tiago Uajld (brazilian me mbiemër anglosakson!), që është numri i 172-të në botë. Një diferencë tepër e madhe për të mos habitur. Braziliani ia doli 3-2 me sete, ndërsa rusi u shpreh më pas se ndihet i lehtësuar me largimin nga Parisi. “Më vjen mirë që kjo periudhë përfundoi, nuk më pëlqejnë fushat me dhè të ngjeshur, – tha Medvedevi, – ka tenistë që u pëlqen, por mua nuk më pëlqen të më bëhen pis rrobat apo atletet”.

Sfidanti.al