Tenistja ukrainase vërshëllehet në “Rolan Garos” të Parisit

Fjala është për Marta Kostjukun, e cila u mund nga Irina Sabalenka, dhe në fund të ndeshjes nuk deshi t’ia jepte dorën sportistes nga Bjellorusia. Ishte e pritshme që tenistja ukrainase do të sillej në atë mënyrë për shkak të agresionit të Rusisë, dhe me Bjellorusinë që është aleate e Moskës, veçse Kostjuk mori mbi vete vërshëllimat e publikut në Arenën në Paris. Tifozët nuk pëlqyen që ajo nuk tregoi sportivitet në “Rolan Garos”, ndonëse Sabalenka fillimisht mendoi se vërshëllimat ishin për të.

Sfidanti.al