Interi shpreson që Mkitarian të jetë gati për finalen

Sulmuesi nga Armenia ka pësuar një dëmtim serioz muskulor, por besimi është se edhe mund t’ia dalë. Henrik Mkitarian doli nga fusha në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Milanit, të fituar 1-0, dhe analizat mjekësore treguan shkallën e lëndimit. Padyshim, që ai nuk mund të luajë në ndeshjet e mbetura të Serisë A dhe në finalen e Kupës së Italisë, por shpresa mbetet që të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve në 10 qershor ndaj Mançester Sitit.

Sfidanti.al