U cilësua vendim në mbrojtje të tifozëve, të njerëzve në përgjithësi. Këtë fundjavë duhej të mbahej Çmimi i Madh në Emilia Romanja të Italisë, por kushtet e motit nuk e lejuan. Reshjet e dendura të shiut bënë që lumi të dilte nga shtrati dhe që pista bashkë me kompleksin sportiv të Formula 1 të përmbyteshin. Një tragjedi njerëzore pasi në Itali pati të vdekur, ndërsa nuk mund të mendohej për garë në asfaltin e famshëm të Imolës.
Sfidanti.al