Juventus-Aleks Sandro, kontrata rinovohet automatikisht deri në 2024!

“Zonja e Vjetër” ka nevojë për brazilianin dhe futbollisti mendon se ia vlen të vazhdojë në Torino. Aleks Sandro do të jetë lojtar i Juventusit edhe në sezonin 2023-2024, ndërsa “La Gazeta delo Sport” shkruan se palët kanë rënë dakord për rinovim automatikist të kontratës. Kjo parashikohej në marrëveshjen mes palëve, dhe mbrojtësi i krahut do të jetë nën urdhërat e Maks Alegrit (nëse ky do të vazhdojë në Torino) edhe më tej. Rroga e tij shkon në 6.5 milionë euro, ndërsa formula është e njëjtë me atë që u përdor vjet për Huan Kuadradon.

Sfidanti.al