Rejnxhërsit i duhej një fitore morali ndaj Sëlltikut dhe e mori

Shifrat ishin 3-0 dhe ishin të merituara. “Ajbroks Parku” ishte një stadium në festë pasditen e djeshme, ndërsa Gllazgou Rejnxhërsi shkatërroi rivalin e madh, Sëlltikun, në ndeshjen e Premier Ligës së Skocisë. Tod Kantuell, Xhon Skatër (Scuttar) dhe Feshën Sakala ishin të mjaftueshëm për të gëzuar tifozët dhe për t’i dhënë trajnerit Majkëll Bili (Beale) fitoren e parë në “Old Firm”. Sëlltiku e ka fituar kampionatin, duke qenë 10 pikë përpara “policëve”, ndërsa golaverazhin e kanë ku e ku më të mirë. Gjithsesi, me moralin Rejnxhërs është mirë dhe do të përpiqet ta shfrytëzojë për sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al