Vajza, vazhdoni të rënkoni, thotë shefi i tenisit botëror!

Debati ka kohë që vazhdon nëse lojtaret femra të tenisit duhet apo nuk duhet të thërrasin, klithin dhe rënkojnë ndërsa godasin topin në fushë. Shefi ekzekutiv i organizatës së femrave WTA Tur, Stiv Sajmon, thotë se nuk bëhet fjalë që të ndalohen tenistet që të rënkojnë apo të lëshojnë thirrje, dhe duket se ai e quan këtë një nevojë fizike të organizmit. Ata që e kritikojnë këtë mënyrë sjelljeje, akuzojnë WTA-në se e lejon për shkak se turnetë e tenisit bëhen më “seksi”, diçka që ka lidhje me të ardhurat.

Maria Sharapova dhe Viktoria Azarenka janë ndër ato që bërtasin më fort, dhe rusja me bjellorusen do të kthehen, e para pas dënimit për doping dhe e dyta pas shtatzanisë dhe lindjes së djalit të saj në dhjetor të vitit të kaluar. Një “kulm” u arrit në finalen e Indian Uellsit, ku fituesja Jelena Vesnina nga Rusia, thuajse vendosi një rekord në nivelin e decibelëve, ndërsa triumfoi ndaj patriots së saj, Svetlana Kuznjecova.

Sfidanti.al