Ishte 7 maji i 2013-ës, dhe me përfundimin e sezonit trajneri i madh i Mançester Junajtidit vendosi ta mbyllte me futbollin. Sër Aleks Fergusoni fitoi titullin e fundit me “djajtë e kuq”, dhe u largua si legjendë e “Old Trafordit”. Fergusoni ishte 71-72 vjeç, kishte nisur të ndjente shqetësimet e moshës dhe të profesionit, ndërsa iu doli nga skena me 13 tituj në Premier, me dy Champions, dhe me mbi 40 trofe në karrierë gjithsej. Që nga ajo kohë, Man. Junajtidi nuk e ka fituar dot titullin.
Sfidanti.al