Këtë qendrim e shpreh presidenti i shoqatës së teknikëve të Apenineve, Renco Ulivieri, i cili kritikon portugezin. “Të pranosh se je ulur në stol duke vendosur në trup një mikrofon është një veprim që minon krejtësisht sistemin, edhe sikur të jetë vetëm një hipotezë, – thotë Ulivieri, – deklaratat e Murinjos ndaj arbitrave janë të rënda dhe të papranueshme. Trajnerët italianë janë me arbitrat dhe janë kundër Murinjos”. Këto komente, disa kohë pas deklaratave të portugezit pas ndeshjes Monza-Roma në Serinë A.
Sfidanti.al