Lëklerk bën Ferrarin të buzëqeshë, ka dy “pole position” radhazi!

Fitoi në garën e së premtes për t’u nisur i pari në sprintin e së shtunës, dhe ia doli edhe në ditën e parë të fundjavës. Sharl Lëklerk duket se ka reaguar pas kritikave që iu bënë në media dhe pasi dolën lajmet se Ferrari nuk ka besim të plotë tek ai. Piloti nga Montekarlo fitoi dy vendet e para në provat e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, duke lënë prapa kampionin e botës, Maks Verstapen me Red Bull. Mos do të thotë kjo se “monegasku” do të fitojë këtë të diel? Duket e vështirë të besohet, por ndoshta tek Ferrari mund të ketë nisur ndryshimi i madh.

Sfidanti.al