Mbrojtësi argjentinas nuk është më pjesë e Mançester Junajtidit, por është bashkuar me Boka Juniorsin. Ai nuk mundi të shkëlqente me “djajtë e kuq” sepse u aktivizua pak, ndërsa fajëson ish-trajnerin Ole Gunar Solskjer që nuk e përfillim. “Solskjeri më thoshte se do të aktivizonte Harri Megajerin sepse ai ishte blerë shtrenjtë, – ishin fjalët e Rohos për televizionin TYSPORT, – unë po luaja shumë mirë në Angli dhe në Ligën e Europës, por ishte problem trajneri”.
Sfidanti.al