Çelsi do të ulë rrogat 30 për qind, nuk mbahet dot borderoja 300 milionë paundë!

Një skuadër me 30 vetë është e vështirë të drejtohet nga trajneri, por po ashtu edhe të mbahet me para. Çelsi ka një nga borderotë e rrogave të larta në Angli dhe në Europë, me 300 milionë paundë stërlina vlerë gjithsej, që do të thotë gati 350 milionë euro, dhe pronari Tod Boehli, bashkë me drejtuesit e tjerë po mendon për të bërë kursime. Kjo fushatë kursimesh do të përfshijë uljen e rrogave me 30 për qind, ndërsa mediat angleze thonë se yjet janë të pakënaqur. Çelsi shpenzoi 600 milionë paundë që nga vera e kaluar, shkarkoi dy trajnerë, por tashmë nuk do të jetë në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al