Vështirë që një gardian të ketë bërë më shumë, ndërsa ai mori epitete të shkëlqyera pas paraqitjes së radhës në Serinë A. Gijermo (Guillermo) Oçoa ishte lojtari më i mirë në fushë në Salernitana-Interi duke bërë 10 pritje, nga të cilat 3 ishin të jashtëzakonshme. Këto pritje u cilësuan “mistike”, ndërsa Oçoa u kthye në një “mace” kundër Interit dhe duket si shpëtimtar i rënë nga qielli për të ndihmuar Salernitanën që të mbijetojë në Serinë A.
Sfidanti.al