Mbrojtësi 20-vjeçar është ende tepër i ri dhe besohet se ka të ardhme të madhe, ndërsa është në listën e kombëtares. Adrian Bajrami u kthye nga dëmtimi me gol, duke shënuar me penallti për Benfikën B (U23), që barazoi 1-1 në fushën e Mafrës në ligën përkatëse portugeze. Silvinjo ka shkuar e ka takuar dhe mund ta kishte ftuar për Poloninë, aq më tepër me dëmtimet e Gjimshitit e Ismajlit, por edhe Bajrami pësoi dëmtim.
Sfidanti.al