Leverkuseni i Shabi Alonsos ka nisur të fluturojë, 3 fitore radhazi!

Momenti është shumë i mirë, dhe trajneri i ri po tregon se di ta kryejë punën siç duhet. Leverkuseni i Shabi Alonsos po “fluturon” në Bundesligën gjermane, siç e tregoi edhe me fitoren 3-0 ndaj Shalkes. Suksesi në “Arenën e Shalkes” ishte bindës si lojë dhe rezultat, me gola të shënuar nga Frimpong në 50’, Florian Virc në 61’ dhe Serdar Azmun në 90’. Mediat gjermane, por edhe ato spanjolle, po theksojnë aftësinë e ish-mesfushorit të Bajernit, Sociedadit, Liverpulit dhe Realit të Madridit. Leverkuseni ka 40 pikë pas 26 javësh, duke arritur tre suksese radhazi, ku spikat sidomos ai 2-1 ndaj Bajernit ndeshjen e kaluar.

Sfidanti.al