Një tjetër rekord është vendosur në garat e notit. Por e veçanta e këtij lajmi është se këtë e ka bërë një 16-vjeçare. Summer McIntosh theu rekordin botëror në 400 metra stil i lire në Provat Kombëtare Kanadeze. Ajo e përfundoi garën në tre minuta, 56.08 të qindat, duke thyer rekordin e mëparshëm të kampionit olimpik në fuqi, Ariarne Titmus. Adoleshentja kanadeze bëri debutimin e saj olimpik në moshën 14-vjeçare në Tokio 2020, ku përfundoi e katërta në 200 metra stil i lirë. Më pas ajo fitoi medaljen e artë në 200 metra stil flutur dhe 400 metra të përzier në kampionatin botëror në 2022, si dhe dy medalje të arta në Lojërat e Commonuelthit.
Sfidanti.al