Mediat spanjolle: Laporta i dha 750 000 euro djalit të Negreirës!

“El Konfidensial” (El Confidencial) shkruan artikullin e radhës për historinë që ka dërguar Barcelonën në gjyq. Sipas kësaj medieje, presidenti i sotëm i katalanasve, Zhoan Laporta, i ka paguar 750 000 euro në 4 vjet djalit të Hoze Maria Enrikez Negreirës, kjo gjatë kohës që ai ishte në Federatën Spanjolle të Futbollit si asistent i kombëtares. Havier Enrikez Romero paguhej në atë kohë edhe nga Federata. Vetë Laporta i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se mezi pret të përballet me këto “përbaltje”, ndërsa sipas mediave në Spanjë, Negreira ka marrë 7.3 milionë euro nga Barcelona në rreth 8 vjet. Ai ka qenë zv. president i Komitetit Teknik të Arbitrave nga 1994 deri në 2018.

Sfidanti.al