Për momentin, Andreas Ndoj nuk mund të grumbullohet nga Greqia

Pasi u grumbullua nga ekipi U-17 i Shqipërisë, Ndoj kërkoi leje për të kaluar te Greqia U-17 dhe kjo gjë u aprovua nga FIFA, ndërkohë kërkesa e dytë ishte kalimi nga Greqia U-19 te Shqipëria U-21 gjatë vitit të kaluar, kërkesë që sërish u aprovua. Por, me ndryshimin e mendimit për përfaqësimin e Kombëtares që Ndoj bëri pak muaj më parë, gjatë këtij viti, 20-vjeçari kërkoi sërish leje për të luajtur për Greqinë dhe kjo është kërkesa e tretë, ndërkohë që FIFA e lejon dy herë. Mirëpo, siç duket, çështja në lidhje me letrat e nevojshme që ai duhet të ketë për t’u regjistruar dhe luajtur me grekët nuk është zgjidhur. Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin, por ajo që dihet e sigurt është se këtë muaj ai nuk do të zbresë në fushë me kombëtaren greke.

Sfidanti.al