Një emër i panjohur, të paktën jo nga ata të elitës, edhe pse ambiciet i ka të mëdha. Formula 1 ka një pilot kinez që e regjistroi emrin e tij në librat e historisë në Çmimin e Madh të Bahreinit. Çu Kua Nxhu (Zhou Guanyu) i Kinës realizoi xhiron më të shpejtë në garë me 1’33”996, ndonëse u la një xhiro prapa dhe nuk mori asnjë pikë me makinën e tij Alfa Romeo. Strategjia e tij ishte të ndërronte gomat në fund për të arritur këtë xhiro dhe ia doli. Me gjasë, ky kinez mund të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen.
Sfidanti.al