Sulmi i Kasanos për Leaon: Shkëlqen 4 muaj e do 15 milionë euro!

Ish-ylli i Italisë, Romës dhe Realit nuk është nga ata që kursehet në fjalët e tij dhe shpesh ka kritikuar të tillë si Konten, Alegrin apo Kristiano Ronaldon. Antonio Kasano e ka kuptuar mirë se që të jesh opinionist duket të sulmosh dhe kështu bën edhe për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, i cili nuk dëshiron të rinovojë me kuqezinjtë. “Ai ka shkëlqyer vetëm 4 muaj dhe kërkon 15 milionë euro në sezon, – thotë Kasano, – kjo nuk është normale”.

Sfidanti.al