Tifozët e Njukasëllit “marrin me vete” edhe arbitrin e Premier Ligës, Oliver

Kanë shumë vite pa fituar një trofe dhe padyshim janë më të etur sesa ata të Mançester Junajtidit, që gjithashtu po mbushin 6 sezone pa asnjë titull. Përkrahësit e Njukasëllit kanë vërshuar në Londër në prag të finales së Kupës së Ligës (Karabao) dhe shpresa është e madhe për t’ia dalë më në fund, po ashtu entuziazmi është në kulm. Në Sheshin Trafalgar me mijëra tifozë festuan si të etur, dhe përfshinë në radhët e veta edhe arbitrin e Premier Ligës, Majkëll Oliver. Natyrisht, Oliveri nuk do të jetë gjyqtari i ndeshjes!

Sfidanti.al