Pike-Kasijas, dy ish-yjet e Spanjës përplasen për skandalin e Barcelonës!

Akuzat që përfshijnë Barcelonën në një skandal të vërtetë, gjithmonë nëse ato vërtetohen kanë futur në sherr edhe dy ish-lojtarët e njohur spanjollë, Zherard Pike dhe Iker Kasijas, i pari ish-kapiten i Barcelonës dhe tjetri i Real Madrid. Të ftuar në një emision në kanalin on-line “Tuich”, megjithëse për një temë tjetër, të dy janë përplasur me tone të ashpra. Gjithçka nisi kur Kasijas akuzoi Pike, të dy shokë për shumë vite në kombëtaren e Spanjës, se Barcelona për dy vite nuk kishte marrë asnjë 11-metërs kundër dhe asnjë lojtar i saj nuk ishte ndëshkuar me karton të kuq. Pike ka reaguar, ndërsa Kasijas braktisi studion në mënyrë demonstrative.

Sfidanti.al