Finalja e madhe u luajt dhe ishte dramatike. Në një spektakël tipik për traditën në SHBA, Kanza Siti Çifs fituan 38-35 ndaj Filadelfias, edhe pse ishin në humbje me 10 pikë në gjysmën e ndeshjes. Sfida ishte tepër e fortë dhe “Shefat” nga Kanzasi u ndihmuan nga ylli i tyre kryesor, Patrik Mahomes, edhe pse ai u dëmtua gjatë pjesës së parë në “Stejt Farm Stadium”. Tashmë, ka 3 tituj për Kanzasin dhe dy në 4 vitet e fundit, pra skuadra është bërë një forcë e madhe në NFL, në futbollin amerikan. Trajneri Andi Reid deklaroi se “Mahomesi është numri 1 dhe ai e tregoi sonte”.
Sfidanti.al