Pas një procesi të gjatë kërkimor, Belgjika ka zgjedhur trajnerin e ri. Trashëgimtari i Roberto Martinez, i cili u largua nga drejtimi i “Djajve të Kuq” pas dështimit në Kupën e Botës Katar 2022, është Domenico Tedesco. Trajneri 37-vjeçar, i shkarkuar nga Leipzig në shtator, do të drejtojë De Bruyne dhe shokët e tij deri në Kampionatin Evropian 2024. Tedesco ka drejtuar në karrierën e tij 251 ndeshje dhe ka arritur të marrë 132 fitore, 46 barazime dhe 73 humbje.
Sfidanti.al