“Zotat e basketbollit” nuk e deshën rekordin e Klej Tompsonit!

Kështu tha trajneri i tij, Stiv Kerr, ndërsa ndoqi paraqitjen e shkëlqyer të yllit të tij. Klej Tompson ishte udhëheqësi i Golden Stejtit në fitoren 141-114 ndaj Oklahomës duke realizuar plot 12 gjuajtje për tri pikë. Veterani, që kompensoi mungesën e Stef Kërrit, mbeti vetëm 2 gjuajtje larg rekordit të tij dhe rekordit të NBA-së me 14 gjuajtje të tilla. Këtë herë shënoi 42 pikë, ndërsa në ndeshjen e rekordit pati 52 pikë dhe madje luajti vetëm tre nga 4 periudhat. “Nëse do të kisha luajtur deri në fund do të kisha shënuar 16, 17 ose 18 kosha tripikësh”, – tha disa kohë më pas Tompsoni. “Zotat e basketbollit nuk deshën që të thyhej rekordi”, – tha Kerr.

Sfidanti.al