Siti pajton një avokat të elitës me pagesë 5 000 paundë në orë!

Gjyqet pritet të nisin dhe të jenë të vështira, ndërsa nuk dihet fati që do ta ndjekë Mançester Sitin. Kampioni i Anglisë është i akuzuar për shumë shkelje të rregullave financiare, për mashtrime në kontrata dhe besohet se për këto akuza mund të vijnë ndëshkime deri në zbritje nga kategoria. Deri edhe zyrtarë të UEFA-s kanë deklaruar se mendojnë që Siti është vërtet fajtor, veçse parashikojnë që sheikët do të paguajnë një “armatë me avokatë” për t’u mbrojtur. Dhe klubi anglez e ka nisur punën. Mediat shkruajnë se Siti ka pajtuar menjëherë një nga avokatët kryesorë, Lord Panikun (Pannick) i cili ishte këshilltar i ish-kryeministrit Boris Xhonson gjatë skandalit të festive në kohën e Kovidit. Pagesa për të do të jetë 5 000 paundë stërlina ora.

Sfidanti.al