Ndodhi në stadiumin “Rajko Mitiç”, apo në atë që quhet nga tifozët “Marakana” i Beogradit. Në prani të dhjetëra mijë tifozëve u luajt ndeshja e Superligës serbe, Crvena Zvezda-Vojvodina, dhe përpara saj u nderua kujtimi i legjendës së futbollit serb, Sinisha Mihajloviç. Në stadium ishte e pranishme edhe familja, ndërsa mesfushori i dikurshëm, më pas trajner, luajti në karrierë me të dyja skuadrat.
Sfidanti.al