Mik Shumaher tek Mercedesi, a do të ketë shansin djali i legjendës Shumi?!

Një tjetër mundësi e artë për Mik Shumaker. Mbiemri i madh që mban duket se e ka penguar 22-vjeçarin, që në eksperiencat e tij të mëparshme në Formula 1 nuk i është afruar aspak të atit, Mikael. Djali i kampionit të madh të automobilizmit, i cili ndodhet prej vitesh në shtrat por i rrethuar nga misteri për gjëndjen e tij, ka në dorë një tjetër shans për t’u kthyer në gjurmët e babait. Në fakt, Mik Shumaker është zgjedhur si piloti rezervë dhe ai që do të kolaudojë makinat e skuderisë Mercedez në prag të Botërorit të ri të Formula 1. Piloti 24-vjeçar shkëlqeu në Formula 2 dhe Formula 3, duke dhënë përshtypjen se në timon do të triumfonte si Mikael. Por pas eksepriencave në Akademinë e Ferrarit dhe më pas si pilot i skuderisë Has, ai nuk arriti të ngrihej në nivelin e parashikimeve.  Pikërisht për këtë arsye, kalimi te skuderia gjermane, megjithëse si pilot i tretë konsifderohet si një shans i artë për Mik Shumaker.

Sfidanti.al