Bruna Tuzi vazhdon të fitojë në Gjermani, por numri 1 i shahut shqiptar nuk e ka vendin të sigurt në kombëtare!

Dikur, jo më shumë se 7 vjet të shkuara, ishte në kushte të tilla. Bruna Tuzi, atëherë një vajzë ende tepër e re stërvitej në Sallën e dikurshme të Shahut në ish-Stadiumin “Qemal Stafa”, shpesh herë pa drita, veçse në jetë ndodhin edhe gjëra të bukura. Adoleshentja e hershme e dikurshme sot është një shahiste e afirmuar, ndërsa jetën private, familjare dhe sportive e vazhdon në Gjermani, ku gjatë këtij muaji pati aktivitetin më të fundit. “Kam dalë e treta në kampionatin në Landin tim të Hesenit, ndërsa banoj në Frankfurt”, – thotë ajo. Muajt e kaluar, Bruna arriti suksese edhe më të mëdha në shahun gjerman. “Këtë vit dolëm në vend të tretë në kampionatin ekipor të Landeve në Gjermani, ndërsa vjet arritëm vendin e dytë”, – sqaron Bruna. Gjithsesi, një shahiste e tillë, një pasuri e vërtetë për Shqipërinë, nuk është pjesë e kombëtares dhe nuk ishte në Olimpiadë Botërore sepse nuk mori pjesë në kampionatin kombëtar.

Sfidanti.al