Nuk është më skuadra e Silvio Berluskonit dhe kohët nuk janë më si dikur. Milani është një skuadër shumë më normale sot sesa në vitet 80-të apo 90-të e deri në dekadën e parë të viteve 2000. “La Gazeta delo Sport” shkruan se klubi milanez ka si prioritet që të realizojë disa rinovime, duke nisur me Leaon, por edhe me Benaserin, ndërsa nuk dihet mirë se kur Menja mund të kthehet në dispozicion. Pyetja është nëse do të duhet një portier tjetër apo jo? Shefat si Maldini e Masara e dinë se buxheti është jo shumë i madh, ndaj edhe vështirësia është padyshim e skajshme.
Sfidanti.al