Ka një femër pas vitit më të mirë në karrierë të Nik Qiriosit!

Ka qenë gjithmonë një potencial i madh, por jo i plotësuar. Tenisti australian me origjinë greke, Nik Qirios, nuk ka mundur asnjëherë të arrijë ato lartësi që normalisht duhej t’i kishte, veçse ky vit që po mbyllet sikur ka qenë ndryshe. Qiriosi, një “mistrec i lindur”, arriti finalen e Uimbëlldonit (ku u mund nga Novak Gjokoviçi), ndërsa 2022-shi ishte viti më i mirë i karrierës së tij. “Arma sekrete” pas shkëlqimit të tij është një femër, pikërisht e dashura Kostin Haxhi. Çifti u njoh në fund të vitit të kaluar dhe pastaj u krijua lidhja, ndërsa shpresohet që vajza ta ndihmojë 27-vjeçarin për të arritur suksese edhe më të mëdha, dhe për të fituar Grand Slemin e parë.

Sfidanti.al