Myzafer Ejupi – golashënuesi më i mirë në Kroaci

Myzafer Ejupi vazhdon që të zotërojë një formë të shkëlqyer me bluzën e Osijekut në kampionatin kroat që, sigurisht, do të bëjë që ai të jetë në formacionin  e parë të Maqedonisë në ndeshjen e ardhshme kualifikuese ndaj Lihtenshtainit. Osijeku luajti jashtë fushës së vet, me ekipin e Sllaven Belupos, duke triumfuar 2-1 dhe meritën më të madhe për këtë fitore e kishte Ejupi me golin që shënoi, gjatë një kundërsulmi, në min. e 84-të. Për këtë lojtar të përfaqësueses së Maqedonisë, ky ishte goli i 12-të në këtë sezon, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të kampionatit kroat. Kështu, Osijeku, falë Ejupit, vazhdon të përparojë në tabelën e klasifikimit dhe, pas tri pikëve që siguroi dje, kaloi Hajdukun, duke u vendosur në vendin e tretë.

sfidanti.al