Lojë me harresën, 20 vite më parë “ndali” jeta, por jo futbolli

Një ditë më parë mbushen 20 vjet nga mbledhja e rendesishme qe i dha mundesi Shqiperise te vazhdoje me teje me ndeshjet kualifikuese nderkohe qe Shqiperia po kalonte nje nga periudhat me te veshtira te historise se saje. Por, ka nje tendence sot qe kur shkruhet per futbollin e 27 viteve te fundit, le te themi te epokes qe filloi mbas renies se komunizmit, “harrohet” gati nje dekade. Nje nga periudhat me te veshtira dhe me pasionante te futbollit shqiptar qe fillon nga fundi i vitit 1989 deri nga vitet 1998. Kam vene re se çdo gje qe shkruhet fillon rreth vitit 2000!Nuk e di nese eshte “harrese”, dembelizem per t’iu kthyer asaj kohe e per te kerkuar neper arshiva ngjarjet qe karakterizuan ate apo…

 “…Mu në këte ditë të 18 janarit 1997 ëndërra merr fund. Shqipëria hidhet në “luftën” e saj absurde të të ashtuquajturave “fajde”. Kampionati Shqiptar ndalon këtu. Kupa e Shqipërisë “shuhet” po këtu dhe krismat e armëve pushtojnë gjithë Shqipërinë…”

Papritur shteti “shkermoqet” para syve tane dhe vendi bien ne kaos. Hapen te gjitha depot ushtarake te armeve dhe vendi eshte ne prag te luftes civile. Duke pare mungesen e shtetit dhe njerezit e thjeshte armatosen per tu vetembrojtur. Fillon keshtu nje nga periudhat me te zeza dhe tragjike te historise moderne te shqiperise.

Per fatin tone te keq, situata e jashtezakonshme qe po perfshinte vendin do te korrespondonte dhe me periudhen e ndeshjeve klasifikuese te Skuadres Kombetare per Kupen e Botes France-98 dhe te skuadres perfaqesuese U-21 per Kampionatin Europian.  Na duhet te organizonim, brenda nje jave, kater ndeshje te rendesishme, dy te Kombetares dhe dy te U-21 ndaj Ukraines e Gjermanise. Duke pare se situate politike ne Shqiperi nga dita ne dite po behej me e veshtire dhe vendi po dilte krejtesisht nga kontrolli, FIFA filloi te studionte mundesine e largimit te Shqiperise nga kompeticioni. Ne kete menyre vazhdimesia e ndeshjeve te Kombetares ne grupin e saje (9) po vihej ne pikpyetje. Pa mundesia per te vazhduar me ndeshjet e mbetura kishte pasoja shume te demshme per futbollin shqiptar ne drejtim te imazhit si dhe te perspektives se skuadrave kombetare e klubeve ne nivel ndekombetar. Por pasojat do te ishin shume te renda dhe nga ana financiare. Perpara kishim ndeshjen me te rendesishme te grupit, kunder Gjermanise, e nese nuk do te luanim do te na shkaktonte humbje e disa milionave qe ishin jetike per te ardhmen e futbollit.

Duhet te benim te gjitha perpjekjet per te vazhduar me ndeshjet. Per kete aresye dhe pa humbur kohe kontaktova me FIFA-n dhe UEFA-n. I telefonova J. Blatter, ne ate kohe Sekretar i Pegjithshem i FIFA-s. I spjegova realisht situaten qe po kalonte vendi dhe futbolli yne dhe i kerkova me insistim vazhdimesine e pjesemarrjes ne te dyja kompeticionet. I kerkova te prisnim edhe pak dhe te shikonim se si do te evoluonte situate. Ne rast se do te gjykohej e pamundur zhvillimi i ndeshjeve ne Shqiperi, ju kerkova, te dy organizmave te futbollit boteror e europian, te shikohej mundesia per te luajtur ne nje fushe neutrale. Ky opsion fitoi peshe dhe u pranua fillimisht nga FIFA. Me UEFA-an ishte pak me e veshtire por perfundimist edhe ata e pranuan.

 

Christopher Davies ne shkrimin e tij në Electronic Telegraph-Issue 675, te dates 31 Mars 1977: Distant venue offers Albania light in dark“ – “Vendi i larget i ofron shqiperise drite ne erresire”

Dervishi nuk mund ta fshehë trishtimin kur bisedojme rreth periudhes me te veshtire ne historine e Shqiperise, megjithese ai insiston se “futbolli eshte si rrezja e drites ne erresire per njerezit tane”. Ai thote: “ne ndjejme se ne kete kohe prove futbolli eshte nje lloj mesazhi per paqe dhe miqesi. Te dy ndeshjet e Kombetares “A” do te transmetohen direkt ne Shqiperi dhe futbolli mund te jete nje ambassador shum i mire. Eshte nje menyre per te thene se nje pjese e jetes normale eshte rivendosur.”

Eduard Dervishaj

(ish-sekretar i FSHF-së në atë kohë, sot zyrtar në Federaten e Futbollit në Spanjë)