Legjenda e basketbollit nuk deshi të bënte parashikim përpara finales së Kupës së Botës dhe ishte e kuptueshme. Ai vlerëson lart edhe Kilian Mbapenë, edhe Lionel Mesin, ndërsa e cilësoi duelin si të ekuilibruar. Gjithsesi, Lebron Xhejmsi u bë objekt i shakave dhe talljeve të publikut në Tuiter, pasi ai botoi një mesazh për sfidën Argjentinë-Francë. “Dy nga më të mëdhenjtë për të gjitha kohët, – shkruajti ai, – le të fillojmë”. Gjithsesi, tifozët qeshën me të madhe kur e panë postimin sepse ai u botua kur kishin mbetur vetëm 25 minuta deri në përfundimin e kohës së rregullt. “Ti paske fjetur gjumë vëlla”, – reaguan ata në Tuiter.
Sfidanti.al