Futbolli i dëborës, stuhia nuk e ndaloi ndeshjen në SHBA!

Minesota dhe Atlanta u bënë një shembull për t’u ndjekur në të gjithë botën, edhe në Europën e futbollit të shkëlqyer, për mënyrën sesi i përballuan kushtet atmosferike. Stuhia e dëborës goditi stadiumin “TFC Bank” të Mineapolisit, por as lojtarët dhe as tifozët nuk deshën t’ia dinin. Ishin kondita të tilla që do të kishin anuluar shumicën e ndeshjeve në kontinentin europian, veçse amerikanët janë ndër ata që nuk tërhiqen lehtë, jo më kot paraardhësit e tyre përballuan klimën e ashpër për të ndërtuar një shoqëri të re.

Ndeshja vazhdoi shumë e bukur dhe me 7 gola, dhe me Atlantën që në fund doli fituese me rezultatin 4-3. Flitet për fitoren e parë të skuadrës që për herë të parë është antare e MLS, apo ligës profesioniste të futbollit në SHBA. E vetmja masë që u mor nga organizatorët përpara ndeshjes ishte pastrimi i vijëzimeve në mënyrë që fusha të mos ishte thjesht një fushë dëbore, por një terren futbolli.

Sfidanti.al