Kush tha që Maroku ishte negativ? A e patë roveshatën?!

Të mendosh se lojtari që e ekzekutoi atë veprim nuk ishte nga më të mirët në fushë. Ishte Xhauat El Jamik që bëri një gjest akrobatik që do të kishte hyrë në histori si njëri nga golat më të bukur të finaleve të kupave të botës. Një goditje e topit me roveshatë nga ana e tij bëri që të tronditej shtylla e Francës dhe Maroku t’i afrohej barazimit 1-1. U desh prekja e portierit Joris që të ndodhte kjo gjë, ndërsa El Jamiku mori notën 6.5 për paraqitjen në gjysmëfinale. Të tillë si Hakimi (8.5), Zijeç (8), Unahi (8.5) dhe sidomos Sofian Amrabat (9) ishin të shkëlqyer. Ky i fundit e tregoi veten me një ndërhyrje fituese pikërisht ndaj “raketës” Kilian Mbape. Maroku shpesh quhej si ekip mbrojtës, por këtë herë në mbrojtje u detyrua të rrinte Franca.

Sfidanti.al