Modelja kroate thotë se ka marrë propozime martese nga futbollistët!

Prova për këtë gjë nuk tregon dot, edhe sepse nuk mund të botojë mesazhe private, por edhe ndoshta sepse po bën ndonjë “lojë” me ndonjë “gënjeshtër të bardhë”, nga ato që nuk prishin punë, por që të rrisin popullaritetin. Pa u zgjatur, le të themi se modelja kroate, Ivana Knoll, ka deklaruar se gjatë Botërorit në Katar ka marrë propozime për martesë nga futbollistë të ndryshëm. E cilësuar si “tifozja më tërheqëse e Botërorit”, Ivana gjithsesi pohoi se gjatë kampionatit pati frikë se mund ta ndalonin të hynte në stadiume për shkak të veshjes së saj ekstravagande. E vërteta është që nuk ndodhi kështu, edhe pse shumëkujt mund të mos i ketë pëlqyer spektakli i saj.

Sfidanti.al