Nojeri e mbylli sezonin, Bajerni i paska nisur bisedimet me Livakoviçin!

Natyrisht, përfaqësuesit bavarezë nuk kanë kontaktuar direkt me portierin e Kroacisë, pasi kjo nuk mund të bëhet. Dominik Livakoviç është në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës ndaj asgjë nuk mund ta shpërqëndrojë atë nga detyra e madhe përpara kombit. Sidoqoftë, agjenti dhe njerëzit e tij kanë nisur bisedimet me Bajernin për të arritur një marrëveshje në “Zebener Shtrase”. Portieri dhe kapiteni i kampionëve të Gjermanisë është dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin, ndaj edhe në “Alianc Arenë” duan një zëvendësues të denjë. Livakoviç bëri emër të madh në Botëror me pritjet e penalltive, si dhe me 11 pritje ndaj Brazilit gjatë 120 minutave. Besohet se kartoni i gardianit të Dinamos së Zagrebit mund të mos jetë tepër i shtrenjtë, por padyshim jo më pak se 10-15 milionë euro.

Sfidanti.al