Pati polemika pas “baletit” të Brazilit ndërsa shënonte golat ndaj Koresë së Jugut, por trajneri i “Selesaos” nuk ka ndërmend të humbasë qetësinë për këtë shkak. Tite tha në konferencën për shtyp përpara çerekfinales ndaj Kroacisë se nuk e ka problem faktin që lojtarët e tij vallëzuan. “Kjo është pjesë e kulturës sonë që kur jemi fëmijë, – u shpreh ai, – madje, nëse lojtarët do të më ftojnë që të kërcej përsëri, do ta bëj”. Tite dha shpjegime për lojtarët dhe tha se Aleks Sandro vështirë të luajë, ndërsa Nejmar është në rregull. Në mbrojtje pritet Militao në qendër dhe Danilo djathtas.
Sfidanti.al