Botërori i Katarit dhe “botërori ynë” ..gjetja e trajnerit!

Bota luan Botërorin e madh , ndërsa Shqipëria ka “botërorin e vet” ,atë që luhet sa herë që mbetemi pa trajner të Kombëtares. Për Ronaldon thuhet se është i “papuni më i famshëm” në Katar, ngaqë ka ardhur në Botëror pa ekip klubi, kurse për Kombëtaren tonë, që nuk ka trajner prej kohësh, mund të thuhej pa hezitim se është një ..Kombëtare e papunë!

Andej nga Katari kanë dalë në skenë 8 më të fortët dhe të gjithë vrasin mëndjen se cili do të jetë fituesi. Kurse në një vend të vogël, që gwnjehet se luan futboll, ku topi prej kohësh ka marrë formën e vezës dhe Kombëtarja shfaqet si pulë e lagur, po luhet “botërori ” për gjetjen e trajnerit të ri!
Dhe ky “botërori ynë” pati çerekfinalen e tij,ku ishin 8 emra të ndryshëm nga Europa dhe nga Shqipëria që luanin me ..eleminim direkt! Dhe nuk është rastësi që këtë herë i jemi qepur botërorit të Katarit, sa thuhet se kur të luhet finalja e madhe, do të zgjidhet dhe kjo finalja e hallit tone të stolit…

Le ta fitojë kush të dojë Katarin 2022 , qoftë Brazili, Franca apo Anglia, ne po presim të njohim fituesin e “botërorit” tonë…emrin e trajnerit. Dhe çfarë kopsitjeje : në Botërorin e Katarit u bë më shumë politikë se në botërorët e tjerë, edhe në “botërorin tonë”.. më shumë po lodhet politika për ta gjetur trajnerin e ri se sa vetë i “zoti i vezës” kuqezi, presidenti Duka…

Sfidanti.al