Donçiç e tregon veten ndaj ekipit më të fortë të Perëndimit!

Tek Dallasi do të donin që superylli i tyre të ishte gjithmonë kështu, ndërsa vetë 23-vjeçari do të dëshironte që ekipi të kishte më shumë fuqi për të sfiduar gjigandët e NBA-së. E gjitha kjo mendohet tani që Luka Donçiç udhëhoqi Maveriksat në një fitore të madhe ndaj ekipit më të fortë të Konferencës Perëndimore në NBA, Feniksit. Rezultati 130-111 flet vetë, ashtu si edhe paraqitja e sllovenit. Donçiç shënoi 33 pikë dhe shtoi 6 topa në tabela e 8 asistë duke merituar notë 20. E gjitha kjo në diçka më pak se 30 minuta, ndërsa fitoi duelin me yllin e madh kundërshtar, Devin Buker, që shënoi vetëm 11 pikë. Feniksi këtë herë nuk ishte aspak një “feniks”, por ndoshta kështu ndodh kur Dallasi luan siç duhet.

Sfidanti.al