U dashka miratimi i Familjes Mbretërore që Gavi të dashuroka një princeshë!

Kjo “leje” paska ardhur, ndonëse rinia nuk pyet për gjëra të tilla. Nga Spanja vjen historia “rozë” se mesfushori i kombëtares dhe i Barceloës, Gavi, qenka në lidhje dashurie me një princeshë të familjes mbretërore të Madridit, të quajtur Leonora. Vajza është 17 vjeç dhe futbollisti është 18, ndërsa sipas mediave iberike, Shtëpia Mbretërore spanjolle e paska miratuar lidhjen mes tyre. E pra, edhe tek “gjaku blu”, sikur janë bërë më tolerantë këto kohë.

Sfidanti.al