Ish-presidenti i Interit dihet se ka pasur një ndjenjë të veçantë për trajnerin portugez. Jo më kot, me Zhoze Murinjon në stol zikaltërit fituan dy tituj kampion radhazi dhe triumfin e trefishtë në 2010 (Champions, Seria A, Kupa e Italisë). Edhe për tifozët e Interit, Murinjo është një dashuri e përjetshme, ndonëse ka bredhur “lule më lule” tek Reali, Çelsi, Mançester Junajtidi e Roma. Gjithsesi, Masimo Morati tashmë e ka “tradhëtuar” “Të Veçantin”, pasi ka zgjedhur një teknik tjetër. “Sot për sot, – thotë ai, – do të zgjidhja Spaletin përpara Murinjos”.
Sfidanti.al