Luis Enrike rikrijon mesfushën e Barçës tek Spanja!

Në fushë ishin tre prej yjeve katalanas, ndonëse mediat iberike shkruajtën se ata luajtën ndryshe nga sa bëjnë në “Kamp Nou”. Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, u besoi “çelësat” e lojës tre futbollistëve të Barcelonës dhe ata e nderuan. Sergio Buskets, Pedri dhe Gavi ishin “truri” i ekipit në fitoren 7-0 ndaj Kosta Rikës, ndërsa nuk mungoi veterani Zhordi Alba. Ndryshe nga sa pritej, Luis Enrike nuk aktivizoi Ansu Fatiun (sërish të Barcelonës) në sulm, por Marko Asension e Realit që u mendua si “9 false”, ndonëse në të vërtetë këtë rol e pati Dani Olmo. Nga Barcelona ishte edhe Balde.

Sfidanti.al