Venger: Luis Enrike para dy javësh ishte idiot, kurse tani – hero!

E ardhmja e trajnerit më përvojë të Arsenalit, Arsen Venger, është ende mjaft e paqartë, kështu që ka shumë mundësi që ky klub londinez, pas më shumë se 20 vitesh, të bëhet me një trajner të ri. Sidoqoftë, nga ana tjetër, akoma është e hapur mundësia që ai të mbetet tek Arsenali, por kjo, sigurisht, që do të varet nga rezultatet që do të arrijë ekipi deri në fund të këtij sezoni, pra, nëse do të arrijë që të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve dhe të mund ta fitojë FA Kupën. Që ky “dhelpër i vjetër” nuk ka ndërmend që të dorëzohet pa luftë, këtë e tregoi edhe deklarata e tij e fundit sesi ndryshojnë, “brenda natës”, punët në futboll, duke marrë si shembull trajnerin e Barcelonës, Luis Enrike, që, pak më shumë se dy javë më parë, pësoi një debakël (shkatërrim) të plotë në Paris, 4-0, nga PSZH-ja, duke u vënë në qendër të kritikave të ashpra, madje u zyrtarizua edhe largimi i tij në fund të sezonit nga ekipi katalonjas.

Megjithatë, këtë humbje poshtëturese Barcelona, dy javë më vonë, e shndërroi në një triumf madhëshor, duke i mundur “të shenjtët”, 6-1, dhe duke u kualifikuar për në çerefinale të Ligës së Kampioneve. “Para dy javësh, ai ishte një idiot dhe të gjithë thonin se ai duhet të largohet dhe ai, vetë, e pranoi dhe tha: ‘Po, keni të drejtë, po iki’. Kurse, tani, u bë hero. Ky është një shembull i qartë sesi shkojnë punët në futboll”, tha Vengeri.

sfidanti.al