Mançester Junajtidi po studion mënyrën për përjashtimin e CR7-ës!

Intervista me Pirs Morganin jo vetëm që paska qenë “pika që derdhi gotën”, por njëkohësisht mund të jetë një mundësi për të vepruar. Në Angli thonë se tek Mançester Junajtidi kanë shpresë që veprimi i Kristiano Ronaldos të mund të ndëshkohet me përjashtim nga klubi, dhe jo vetëm me gjobë 1 milionë paundë stërlina. Sipas një avokati të intervistuar nga “Deili Meili”, klubi i “Old Trafordit” mund të ketë baza ligjore për t’i dhënë fund kontratës në mënyrë të njëanshme, duke shpëtuar miliona paundë stërlina e duke mos pasur ndëshkim gjyqësor.

Sfidanti.al