Futbollisti i Arsenalit cilësohet sot nga shokët e ekipit si “Bateri Duracel”, për shkak të energjisë dhe rezistencës së tij të jashtëzakonshme. Gabriel Martineli u thirr nga trajneri Tite për të qenë pjesë e kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës, ndërsa 4 vjet më parë kur Botërori u mbajt në Rusi ai luante në kategorinë e katërt braziliane me ekipin modest të Ituano. Një rritje, siç thuhet, “meteorike” për 21-vjeçarin që është kthyer në protagonist të madh tek Arsenali kryesues i Premier Ligës, dhe që besohet se do të ketë rol të rëndësishëm edhe tek “Selesao” në Katar.
Sfidanti.al