Trajneri Agirre për Muriqin: Është i shëmtuar, por “shumë i bukur” kur shënon!

Nuk ka sesi të thotë ndryshe tekniku i shquar, që këtë sezon ka në ekip sulmuesin kryesor të Kosovës. Vedat Muriqi është zbulimi i Majorkës në La Ligën e Spanjës këtë edicion, një kontrast tepër i fortë me problemet që pati tek Lacio në Serinë A italiane. Ylli i “dardanëve” është emblem e Majorkës duke shënuar 6 gola nga 10 që ka realizuar gjithsej ekipi i tij, një rendiment i lartë dhe një peshë e madhe në ecurinë e skuadrës. Për këtë arsye, Havier Agirre nuk i kursen komplimentat. “Është i shëmtuar, por sa mirë që luan i poshtri, – tha ai me shaka, – nëse do ta shikoja në rrugë do të ndryshoja drejtim”. Në të kundërt, kur janë në ndeshje, ai ka dëshirë ta përqafojë Muriqin!

Sfidanti.al